54 Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''.

55 O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?

56 Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.

57 Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.