3 që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder,

4 jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë,

5 dhe që askush të mos mashtrojë ose t'ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.

6 Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.

7 Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë.