publicidade

Colossenses 1

12 Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,13 në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.14 Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,15 sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.16 Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.17 Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,

publicidade