12 Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?13 Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.14 Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.16 Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.17 Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.19 Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.20 Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?21 Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.22 Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".
publicidade