publicidade

1 Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij.

2 Kështu Jobi mori fjalën dhe tha:

3 "Humbtë dita në të cilën linda dhe nata që tha: "U ngjiz një mashkull!".

4 Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!

5 E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!

6 Atë natë e marrtë terri, mos hyftë në ditët e vitit, mos hyftë në llogaritjen e muajve!

7 Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.

8 E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin.

9 U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,

10 sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi.

11 Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?

12 Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?

13 Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja,