46 Dhe Maria tha: ''Shpirti im e madhëron Zotin,47 dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,48 sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,49 sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!50 Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.51 Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;52 i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;53 i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.54 Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,55 ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.
publicidade