publicidade

Lucas 2

1 Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.2 Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.3 Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.4 Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,5 për t'u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.

publicidade