25 Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.26 Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.27 Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,28 ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:29 ''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,30 sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd31 që ti e përgatite përpara gjithë popujve:32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit''.
publicidade