1 Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia,

2 Serajahu, Azaria, Jeremia,

3 Pashuhuri, Amariahu, Malkija,

4 Hatushi, Shebaniahu, Maluku,

5 Harimi, Meremothi, Obadiahu,

6 Danieli, Ginethoni, Baruku,

7 Meshulami, Abijahu, Mijamini,

8 Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj.

9 Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli,

10 dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani,

11 Mika, Rehobi, Hashabiahu,

12 Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu,

13 Hodijahu, Bani dhe Beninu.

14 Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,

15 Buni, Azgabi, Bebai,

16 Adonijahu, Bigvai, Adini,

17 Ateri, Ezekia, Azuri,

18 Hodijahu, Hashumi, Betsai,

19 Harifi, Anatothi, Nebai,

20 Magpiashi, Meshulami, Heziri,

21 Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,

22 Pelatiahu, Hanani, Anajahu,

23 Hoshea, Hananiahu, Hasshubi

24 Halloheshi, Pilha, Shobeku,

25 Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu,

26 Ahijahu, Hanani, Anani

27 Maluku, Harimi dhe Baanahu.

28 Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,

29 u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,

30 të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,

31 të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.

32 U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,

33 për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.

34 Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.

35 U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,

36 dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë.

37 Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.

38 Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,

39 sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë.