publicidade

Provérbios 18

1 Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.2 Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.3 Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.4 Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.5 Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.6 Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.7 Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.8 Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.9 Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.10 Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.11 Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.12 Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.13 Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.14 Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?

publicidade