13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.
publicidade