1 Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,2 sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.3 Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,4 ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.5 Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;6 mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.
publicidade