1 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
publicidade