1 U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".2 Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.3 Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,4 ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.5 Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.6 Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.7 Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.8 Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".9 Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
publicidade